Borxhi grek mendohet se kap vlerën e 330 miliardë eurosh, ose 175 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto. Qeveria e re e Aleksis Tsipras ka ardhur në pushtet pikërisht me premtimin se ky borxh duhet rinegociuar, përkundër këmbënguljes së Bashkimit Europian se asnjë qeveri nuk mund të mos i përmbahet marrëveshjeve të nënshkruara më parë.
Por i kujt është ky borxh dhe cilët janë kreditorët e Greqisë që presin të mësojnë se çfarë do të ndodhë në muajt dhe vitet e ardhshme? 72 për qind e borxhit grek është në duart e institucioneve publike: 60 për qind të parave i ka ofruar Fondi për Stabilitetin Europian, ndërsa 12 për qind Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Banka Qendrore europiane zotëron 8 për qind të borxhit, ndërsa 15 për qind janë hua të marra nga bankat e nivelit të dytë, ku vetëm 4 për qind janë borxhe afatshkurtra.
Duke i ndarë kreditorët e Greqisë në shtete, Gjermania mban vendin e parë me 60 miliardë euro, e ndjekur nga Franca me 46 miliardë dhe Italia me 40 miliardë.
Ndërkohë, komisionieri europian për ekonominë, Gynter Otinger, e bëri të qartë se rinegociimi i borxhit publik grek do të dërgonte mesazhin e gabuar në vendet e tjera të eurozonës që janë në vështirësi financiare.
“Nëse prekim borxhin e Greqisë, atëherë do të jepnim sinjalin e gabuar ndaj Portugalisë, Irlandës, Qipros apo Spanjës. I takon qeverisë greke të vendosë çfarë do të bëjë, por për ne është e qartë që nuk do të ketë ofertë të përmirësuar”, ka thënë në fjalimin e parë të mbajtur pas shpalljes së rezultatit, Tsipras i cili u zotua që trojka nuk do të kishte më vend në Greqi, duke lënë të kuptohet se bisedimet në muajt e ardhshëm do të jenë të ashpra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit