Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë për hapjen e zyrës së kompanisë spanjolle “MEIDANE” edhe në Prishtinë, duke futur kështu kryeqendrën e shtetit më të ri në Evropë në mesin e qendrave tona globale. Gjithashtu, me dëshirën për t’u bërë pjesë e zhvillimit të Kosovës, jemi këtu për të ofruar gjithë përvojën tonë 20 vjeçare në “Doing bussines globaly” duke i ofruar Kosovës lidhjen me Gadishullin Iberik (Spanjë dhe Portugali) si dhe me shtetet e Amerikës Latine dhe Afrikës, thuhet në njoftimin e Tomas Esquer, Kryeshef Ekzekutiv i kësaj kompanie.
MEIDANE me qendër në kryeqytetin spanjoll, Madrid dhe me zyrat në qendra të rëndësishme botërore si Barcelonë, Bilbao, Sevilje, Tiranë, Sofje, Londër, Majami, Karakas, Bogota, Panama, Meksiko City, Najrobi, është një kompani me një shtrirje globale, e cila ka përshtatur një model të të bërit biznes i cili i plotëson kërkesat e klientëve të saj.
Moto e kësaj kompanisë është “Always Together” (Gjithmonë së bashku) dhe kjo nënkupton përkushtimin profesional ndaj nevojave të klientëve, duke u krijuar lehtësi në qasjen ndaj informacionit dhe duke qëndruar pranë tyre në çdo hap të projekteve. Përvoja e gjatë, dhe shtrija globale e veprimtarisë me një staf profesionist, na ka mundësuar që t’u ofrojmë klientëve shërbime të plota në fushën e konsulencës, respektivisht në lehtësimin e të bërit biznes, këshilla ligjore, media sociale, inxhinieri industriale dhe civile, shërbime përkthimi etj.
Kështu, të gjithë ata që janë të interesuar për marrëveshje biznesi si dhe lidhje tregtare me Spanjën, Portugalinë, Amerikën Qendrore, po ashtu dhe në Afrikë, si Kenia dhe Kamerun, mund të kontaktojnë me kompaninë “Meidane”. Ne ju ofrojmë mbështetjen tonë për studime tregu, lehtësira në infrastrukturë në këto vende dhe kontakte direkte me bizneset private dhe administratën shtetërore.
Prandaj, dëshirojmë të ju njoftojmë se përfaqësuesi i autorizuar për Kosovë në emër të kompanisë sonë është z.Adnan Ahmeti, ndërsa atë mund ta kontaktoni, çdo ditë posaçërisht pas orës 16.30 në këtë adresë: adnan@meidane.com; tel. +377 (0) 44 202 370. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit