LAJMI I FUNDIT:

S&P ul vlerësimin për borxhin e Rusisë

S&P ul vlerësimin për borxhin e Rusisë

Standard & Poor’s (S&P), agjenci ndërkombëtare e vlerësimit financiar, ka ulur me një shkallë vlerësimin për Rusinë, në BB+, duke e çuar atë në kategorinë “spekulative”, mësohet nga një komunikatë e publikuar të hënën.

Siç bën të ditur agjencia Standard & Poor’s, e cila nuk përjashton ulje tjetër të kësaj note, ky vendim justifikohet me keqësimin e situatës së fleksibilitetit monetar të vendit dhe të perspektivave të rritjes ekonomike.

Më 16 dhjetor, rubla ruse ka regjistruar rënien më drastike, duke humbur 20 për qind të vlerës së saj në një ditë. Edhe pse është stabilizuar pas kësaj, eksportuesit e huaj filluan të marrin në konsideratë rregullimin e vlerës me çmimin e ulët të monedhës së Rusisë. /Telegrafi/