Aleksis Tsipras pritet të shkojë këtë javë në Bruksel për të paraqitur listën e dëshirave. BE-ja është e gatëshme që t’ia zgjasë Greqisë deri në 50 vjet afatin e shlyerjes së borxheve.
“Fitorja e Syrizes në zgjedhje do ta shtojë më tepër dobësinë e ekonomisë në BE,” tha kryeministri konservator britanik David Cameron në Londër. Në Paris, presidenti socialist, François Hollande, e uroi kryeministrin e ri të Greqisë për fitoren e tij dhe shpreson për të bashkëpunuar me të. Në Bruksel, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker bëri të ditur se ai do të punojë natyrisht me çdo qeveri greke. “Ne do të studiojmë në detaje, cilat janë dëshirat e qeverisë greke,” tha Junker pas fitores së të majtës radikale në Greqinë e mbytur në borxhe.
Pritet që Aleksis Tsipras, kryeministri i ri, të shkojë këtë javë për në Bruksel për t’i paraqitur Këshillit, Komisionit Evropian dhe Kryetarit të Parlamentit listën e dëshirave.
“Unë mendoj se Tsipras do ta kuptojnë shumë shpejt se çështja e faljes së borxheve nuk është çështja më e rëndësishme për Greqinë,” tha Presidenti i Parlamentit Martin Schulz (SPD) për DW-në. “Unë personalisht nuk mendoj se do të ketë falje borxhesh, por është shumë më e rëndësishme është që suficiti buxhetor, që kemi për herë të parë atje, të stabilizohet, dhe të vazhdojë lufta kundër evazioni fiskal”. Jean-Claude Juncker tha se ai pret bisedimet me përfaqësuesit e Greqisë dhe se çështja e faljes së borxheve nuk është urgjente për momentin.
Kryetarja e partive të majta në Parlamentin Evropian Gabi Zimmer tha për DW-në se tani është e rëndësishme që me qeverinë e re greke të bisedohet me ndershmëri dhe që grekëve t’u sinjalizohet që nuk synohet shkatërrimi i sistemit shëndetsor dhe i strukturave të tjera sociale në Greqi. Ajo mendon se falja e borxheve është e mundur edhe sepse Greqia nuk do të jetë në gjendje që t’i shlyejë borxhet.
Eksperti financiar i grupit konservator në Parlamentin Evropian, Markus Ferber (CSU), i konsideron kërkesat e fuqishme të Syrizas në lidhje me donatorët si zhurmë për fushatën elektorale.
Pas zgjedhjeve gjërat duken ndryshe. Ferber është kundër faljes së borxhit: “Falja e borxhit është një masë afatshkurtër që do të lehtësojë Greqinë, por një masë e cila në perspektivë afatgjatë nuk do ta rrisë besimin e tregjeve financiare tek ky vend.” Ferber mendon se në rast se ndodh kjo Greqia do të varet në perspektivë afatgjatë prej solidaritetit të Bashkimit Evropian dhe nuk do të mund të kthehet në tregjet financiare botërore.
BE-ja është e gatëshme që t’ia zgjasë Greqisë deri në 50 vjet afatin e shlyerjes së borxheve. Po ashtu sipas Komisionit është i mundur edhe ndryshimi i përbërjes së trojkës së BE-së e cila është aq e urryer në Greqi. Por këto ide të Jean-Claude Junckerit e acarojnë eurodeputetin konservator Markus Ferber. Ai tha se trojka është pjesë e marrëveshjes për ndihmat dhe borxhet dhe në rast se ndryshohet trojka duhen ndryshuar edhe marrëveshjet dhe për këtë duhet edhe vota e Parlamentit gjerman. /Dw/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
Për flokë dhe lëkurë të rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
BSPK kujton grevën historike, kërkon veprime urgjente nga Qeveria
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit