LAJMI I FUNDIT:

Ringritja e arit

Ringritja e arit

Me një botë financiare tashmë të dominuar nga zhvlerësimi i monedhave dhe makthi i deflacionit, rritet frikshëm nervozizmi i bursave.

Tregjet janë duke bërë llogaritë me efikasitetin real të masave të lehtësimit sasaior të ndërmarra nga bankat qendrore. Këto të fundit gjenden në një luftë të hapur me njëra tjetrën. Por, në një skenar deflacionist të mbash ar, nuk kushton praktikisht asgjë, shprehen analistët. Metali i çmuar përfaqëson një mbulim të fuqishëm kundër paaftësisë së bankave qendrore.

Një seri faktorësh dhe ngjarjesh, si lehtësimi sasior në shkallë të gjerë i Bankës Qendrore Europiane apo surpriza e hidhur e Bankës Qendrore Zvicerane, kanë krijuar kushtet e përshtatshme për ringritjen e arit. Disa ekspertë shprehen se tashmë ka ardhur koha e duhur për të kryer investime te metali i çmuar, duke parashikuar se çmimi i tij gjatë vitit aktual do të rritet me 30 për qind.


Një faktor tjetër kyç që pritet të nxisë kërkesë për ar, janë edhe blerjet e bankave qendrore, kryesisht ato të Indisë, Kinës dhe Rusisë. Sjella e këtyre dy të fundit mbetet e paparashikueshme, të cilat në pamje të parë qartazi po rrisin rezervat e tyre në ar.

Disa ditë më parë FMN kishte raportuar për blerje të tilla masive edhe nga ana e bankave qendrore të Hollandës, por kjo e fundit e përgënjeshtroi një lajm të tillë. Ajo që mbetet e paparashikueshme nga analistët është pikërisht tendenca afat-gjatë, nëse rritja e çmimit dhe kërkesës do të jetë thjeshtë momentale apo do të zgjasë për disa vite. /Telegrafi/