LAJMI I FUNDIT:

Godet Apple: Kërkon blerjen e Greqisë si “shtëpi pushimesh” për stafin e kompanisë

Godet Apple: Kërkon blerjen e Greqisë si “shtëpi pushimesh” për stafin e kompanisë

Menjëherë pas publikimit të fitimeve rekorde, drejtori ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, ka deklaruar se gjiganti teknologjik amerikan është i vendosur të blejë Greqinë dhe të përdorë shtetin borxhli të Evropës si një shtëpi pushimesh.

Fitimet prej rreth 18 miliardë dollarëshe për tre muaj, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, janë përfitimet më të larta për një tremujor të bëra nga një kompani publike, dhe Cook ka vendosur që këto mjete t’i shpenzojë në diçka që do të ishte “e këndshme” për punëtorët e kësaj kompanie.

“Të gjithë kanë punuar vërtetë shumë për të arritur këto rezultate dhe unë po kërkoj për tua kthyer atyre disi”, ka thënë Cook, duke zbuluar planet, transmeton Telegrafi.


“Të gjithë të punësuarit e Apple tani do të jenë në gjendje të përdorin Greqinë për një javë në vit, si pjesë e kësaj marrëveshje”, ka shtuar ai.

Sipas tij, do të ketë disa ndryshime të rëndësishme për popullin grek, por përpjekjet janë për të mbajtur përçarjen në minimum, raportojnë mediat e huaja.

“Euro do të hiqet me efekt të menjëhershëm dhe të zëvendësohet me Dhrahmi, duke i dhënë shumë njerëzve mundësinë të përdorin monedhën e tyre historike që ata donin, ndërsa gjithashtu duke mbajtur identitetin e korporatës Apple”, ka thënë Cook.

Monedha e re, ka shtuar ai, megjithatë nuk do të jetë në përputhje me ndonjë produkt ose vendeve që nuk janë në pronësi të Apple.

Ndryshimet tjera, gjithashtu sipas tij, përfshijnë përditësimin e flamurit përafërsisht një herë në vit.

“Çdo përpjekje për të kthyer versionin e vjetër të flamurit pas një ndryshimi do të thoshte përfundim i marrëveshjes”, ka tërhequr vërejtjen drejtori ekzekutiv i Apple.

“Pjesa më e mirë për popullin grek është se ne do të fshijmë borxhet e kombit të tyre, që do të thotë një fund të menjëhershëm të kursimeve”, ka vazhduar Cook, gjithashtu duke vënë në pah edhe faktin se “pjesa më e mirë për Apple është se duke përdorur disa masa të komplikuara të kontabilitetit mund të rregulloj borxhet e Greqisë kundër fitimeve dhe në vend se të paguaj taksa shtesë, Apple përfiton një zbritje të madhe”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Ekonomi
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori