Kryeshefiekzekutiv i Postës , Sejdi Hoxha , vazhdon të ligjëroj pa kontratë, si asistent i rregullt në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara Teknike në Ferizaj. Hoxha është në mesin e 70 ligjëruesve të tjerë që ju është shkëputur kontrata nga ana e rektorit të Prishtinës.
Burime të “KosovaPress”, nga fakulteti bëjnë të ditur se Hoxha para dy muaj ishte i angazhuar me kontratë si asistent i rregullt në këtë fakultet mirëpo që dy muaj me një vendim të Rektoratit atij i është ndërprerë kontrata.
Po i njëjti burim ka thënë se përkundër vendimit të Rektorit, Sejdi Hoxha vazhdon të ushtroj funksionin e asistentit të rregullt në këtë fakultet. Sipas të njëjtave burime, Hoxha është në pritje të vendimit të gjykatës përkatëse për ligjshmërinë e vendimit të Rektoratit. “Hoxha është asistent i një grupi të lëndëve në degën e makinerisë së këtij fakulteti, punën me student e zhvillon gjatë ditëve të vikendit, të shtunave zakonisht, e që kjo është një rast i veçantë që ndodh në Universitetin e Prishtinës”, ka thënë ky burim.
Ndërsa Hoxha, tha se është duke e pritur vendimin e gjykatës, sepse siç thotë ai, në atë listë është edhe vetë kryeministri Isa Mustafa dhe se në momentin që merret vendimi nga ana e gjykatës ai do ta respektoj atë. “Çfarë do vendimi që merret për të gjithë unë do ta respektoj”, ka thënë Hoxha.
Ndryshe Sejdi Hoxha në të njëjtën kohë është edhe kryeshefekzekutiv i Postës së Kosovës. Në kohën kur ishte zgjedhur në këtë post ishte përfolur shumë se nuk i ka plotësuar kriteret e kërkuara për pozitën e krye shefit pasi ai asnjë herë nuk ka menaxhuar për pesë vite ndonjë ndërmarrje dhe se në atë botë kriteri kryesor i zgjedhjes së kryeshefit ishte përvoja e punës.
Mirëpo në opinion ai njihet si nipi i deputetit të PDK-së, Azem Syla. Vendimi i rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu është në gjykatë. Ky vendim u ndalon zyrtarëve të cilët kanë ndonjë postë në institucionet publike që të jenë ligjërues në Universitetin e Prishtinës (UP). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
BSPK kujton grevën historike, kërkon veprime urgjente nga Qeveria
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit