LAJMI I FUNDIT:

Komuna premton shtrimin e rrugëve me kubëza në ‘Mati 1’ gjatë këtij viti

Komuna premton shtrimin e rrugëve me kubëza në ‘Mati 1’ gjatë këtij viti

Kërkesa e banorëve dhe kompanive të cilat ndërtojnë në Lagjen “Mati 1“ në Prishtinë për shtrimin e rrugëve me kubëza betoni, nga ana e Komunës së Prishtinës, si duket do të bëhet realitet, gjatë këtij vitit,  së paku kjo sipas premtimeve të zyrtarëve komunal.

Katër kompanitë të cilat ndërtojnë ndërtime të larta në Lagjen “Mati 1” kishin bërë kërkesë në fund të vitit të kaluar, për shtrimin e rrugëve “Beqir Kastrati dhe Hasan Jashari me kubëza betoni, pasi sipas tyre ato kishin investuar në ato rrugë me zhavorë gjatë fazave të ndërtimit, dhe rrugët kishin një bazë të mirë.

Pronarët e kompanive “Pozhegu Brothers”, “Hoxha”, “Toning” dhe “ADK” kanë marrë një përgjigje nga Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, se këto rrugë do të shtrohen gjatë këtij vitit. Aty theksohet se kanë pranuar kërkesën e tyre e që e njëjta sipas Durmishit do të realizohet gjatë këtij vitit. Pergjigjije-nga-Komuna-e-Prishtines-ne-lidhje-me-shtrim-e-rruge


Më herët zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu ka konfirmuar për Telegrafin se të gjitha rrugët në lagjen Mati 1 përfshirë edhe rrugët “Beqir Kastrati” dhe “Hasan Jashari” do të shtrohen me kubëza, vetëm se punimet janë ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike.

Lexo po ashtu: https://telegrafi.com/ekonomi/lajme-ekonomi/komunes-kerkohet-shtrimi-rrugeve-kubeza-ne-mati-1.html

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Ekonomi
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori