Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ka miratuar në parim plotësim -ndryshimin e projektligjit për ndërmarrjet publike.
Gjatë debatit u diskutua shumë rreth “Trepçës” dhe rolit të komunave që do ta kenë në shndërrimin e këtij kombinati në ndërmarrje publike.
Mirëpo ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se nuk ka asgjë në këtë nen, pasi komunat nuk do të kenë asnjë rol të veçantë në shndërrimin e kombinatit “Trepça” në ndërmarrje publike.
“Ideja ka qenë kjo, sot ne kemi shumë nevojë të komunave për interes publik duke nisur nga ato infrastrukturore, e deri të ato që lidhen me mirëqenien e qytetarëve tonë, në këtë rast të Komunave në të cilat ekzistojnë ndërmarrje të caktuara shoqërore, dhe njësi të caktuara të tyre. Pra ideja ka qenë për t’i dhënë me shumë mundësi edhe Qeverisë në bashkëpunim me komunat për të marr vendime me të shpejta dhe cilësore edhe në raport me mënyrën se si do të financohet këto projekte nga Qeveria dhe donatorët që për interesa të caktuara to mos të jenë peng i statusit të tyre që e kanë sot në AKP…Sa i përket rolit të komunave, nuk është menduar që të ketë rol kufizues, një rol pengues, është menduar që të ketë një rol bashkëpunues, lehtësues në zhvillimin e projekteve të përbashkëta. Qoftë nga fondet publike të nivelit qendror, lokal apo donatorëve”, tha Stavileci.
Edhe kryetari i komisionit Muhamet Mustafa, tha se çështja e kombinatit metalurgjik “Trepça” do të rregullohet me një ligj të veçantë dhe me një strategji zhvillimore për të cilat do të vendoset në Kuvendin e Kosovës dhe askund tjetër.
“Në çoftë se e bimë atë ligj të veçantë për Trepçën, pjesë të tjera normative nuk vlejnë për Trepçën. Ky është interpretimi që unë me përgjegjësi profesionale dhe etike po e them këtu. Prandaj ju lutem që publiku të jetë i informuar. Dhe e dyta, sot e pamë edhe gatishmërinë që ky Nen 11.3 që ka shkaktuar huti të madhe, edhe ministri edhe të gjithë deputetët u pajtuam që do ta precizojmë në dimensionin që duhet ta kenë komunat”, tha Mustafa.
Opozita, ka kundërshtuar nenin 11.3 i cili flet për rolin e komunave, sepse sipas tyre po u jepet fuqi komunave në shndërrimin e ndërmarrjeve të veçanta në ndërmarrje publike.
Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, mendon se nuk bënë të figuroj neni 11.3 në këtë projektligj fare.
“Shpjegimet për nenin 11.3 për mendimin tim nuk qëndrojnë.Regjistrimi si ndërmarrje publike, po thotë, bëhet në marrëveshje me komunat në territorin e të cilave ekziston. Pra, cilado ndërmarrje publike e cila do të shndërrohet nga shoqërore në publike, në një situatë të veçantë, sepse ky ligj flet për situatë të veçantë, nuk flet për PTK-në dhe KEK-un sepse ato janë ndërmarrje publike, kjo flet për një situatë të veçantë të ndërmarrjeve shoqërore nën administrim të AKP-së të cilat Qeveria dhe Kuvendi duan t’i shndërrojnë në ndërmarrje publike dhe kur ky vendim merret nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, këto ndërmarrje ose pjesë të ndërmarrjeve nuk mund të regjistrohen nëse nuk ka marrëveshje me komunën në të cilën ndodhet. Ky është realiteti, ta themi qartë. Unë jam dakord që nuk duhet të kemi mjegull për këtë dhe neni po e thotë këtë, po thotë që duhet të ketë marrëveshje”, tha Ymeri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht
Bajrami i reagon kryeministrit Kurti për Investimet e Huaja Direkte: Kjo ka ndodhur nga blerja e banesave nga mërgata
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit