Një numër i madh i akterëve me peshë në vendimmarrje në Kosovë po lobojnë që tenderuesi i vetëm për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, një kompani amerikane, të gjejë përkrahje për implementimin e projektit më të madh investues në Kosovë në 16 vitet pasluftës.
Një dokument i siguruar nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) që është një përmbledhje e rezultateve të takimeve të Ranjit Lamech, menaxher i sektorit të energjisë për Evropë nga Banka Botërore, e datës 7 dhjetor 2014, jep shpjegime se si duhet të vazhdohet me tenderin kontrovers.
Lamech i shkruan kolegëve të tij, Ellen Godlstein përfaqësuese e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor dhe Jan-Peter Olters, menaxher i Bankës Botërore për Kosovë dhe të tjerëve.
Lamech në përmbledhjen e tij shpjegon për takimet që ka pasur në Kosovë më 1 dhe 2 dhjetor ku është takuar pothuajse me të gjitha palët e përfshira në projektin TC Kosova e Re.
Ai thotë se është takuar me partnerët e rinj të koalicionit qeveritar të Kosovës, PDK dhe LDK ku për këtë të dytën thotë se Banka Botërore duhet të investojë në “edukimin e tyre” si dhe të ndikojë që në këtë parti të fitohet besueshmëria ndaj projektit, pasi që në të kaluarën LDK kishte shfaqur hezitime rreth ecurisë së procesit. “Marrë parasysh profilin e projektit, ata sigurisht se i dinë parametrat e gjerë, sidoqoftë, ata po kërkojnë më shumë “transparencë” dhe informata për procesin”, shkruan Lamech.
Ai shtoi se pas kontaktit me Todd Christiansen, shefi i sektorit ekonomik në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, se ata janë mbështetës të fortë për ndërtimin e termocentralit. Ai theksoi se Christiansen do të ndihmojë rreth koordinimit me agjencitë e Shteteve të Bashkuara dhe do të punojë për të zgjeruar edhe mbështetjen politike nga Uashingtoni.
“Pikëpamja e tyre mbizotëruese është se me një ofertues të Shteteve të Bashkuara, ka gjasë për të pasur më pak kundërshtime nga disa fraksione në Qeverinë e Shteteve të Bashkuara”, thotë Lamech.
Lamech thekson se edhe ndryshimi i fuqisë në Kongres dhe Senat, nga Demokratët tek Republikanët, do tu ndihmojë drejt mbështetjes së qeverisë së ShBA-së për thëngjillin.
Më 19 dhjetor është bërë hapja e ofertës së vetme që kishte dorëzuar investitori i parakualifikuar, “Contour Global” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka ofertuar për ndërtimin e dy blloqeve – secili nga 300 megavatë.
Lamech flet edhe për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZh të cilët i kishin thënë se nuk janë të gatshëm të mbështesin në mënyrë publike projektin e Kosovës së Re.
Ai shpjegon se në takimin me Anton Kubakov, menaxheri i BERZh-it për Kosovën, se ata janë ende në fazën e vlerësimit të brendshëm të projektit. “Ata e kanë derën politike të hapur për angazhimet e mundshme për thëngjillin në Kosovë dhe Mongoli – ngjashëm me pozicionin politik të Bankës Botërore” shkruan Lamech, raporton Kallxo.com.
Lamech flet edhe për tenderin e kritikuar për ndërtimin e TC Kosova e Re pasi që për të ka pasur vetëm një ofertë. Ndërsa, Ligji i Prokurimit të Kosovës thekson se duhen të jenë së paku dy ofertues të përgjegjshëm për këtë tender. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht
Bajrami i reagon kryeministrit Kurti për Investimet e Huaja Direkte: Kjo ka ndodhur nga blerja e banesave nga mërgata
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit