Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën “Helvetas Swiss Intercoopertion”, projekti DEMOS, ka planifikuar projekte për hapësirat ekzistuese publike, revitalizimin e tyre ose formimi i hapësirave të reja. Janë afërsisht dhjetë projekte që janë projektuar nga studentët e Fakultetit të Arkitekturës, të cilat janë duke u diskutuar me banorë të lagjeve të ndryshme të kryeqytetit.
“Qëllimi i këtyre projekteve është që një hapësire, terren që nuk ka gjelbërim të shndërrohet në një hapësirë publike, si parqe, shesh apo kënd për fëmijë. Qëllimi është që këto hapësira të bëhen të shfrytëzueshme. Në Prishtinë ka mjaftueshëm hapësira të gjëra midis objekteve”, tha Arbnor Murati, këshilltar në Drejtorinë e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit.
Në këtë takim me banorët e lagjes “Bregu i Diellit” u diskutua për hapësirën që ndodhet afër sallës “1 tetori”, e cila ka qenë e rrethuar me grila në të kaluarën ndërsa pas heqjes së tyre planifikohet të shndërrohet në hapësirë të shfrytëzueshme për qytetarët, por edhe për studentët që jetojnë në atë pjesë.
Studentët e Fakultetit të Arkitekturës prezantuan planin ku përfshiheshin shtigjet për këmbësor, drunjtë, këndi i lojërave, etj. Ky park, planifikohet të ketë disa hyrje për të qenë më e lehtë qasja sidomos për fëmijë, ndërsa edhe përreth tij, do të vendosen edhe ulëse për kalimtarët shkak të pjerrtësisë në këtë zonë. Në mesin e shtigjeve diagonale të këtij parku janë formuar dy hapësira. Njëra me 350 m2 do të shërbejë si kënd për lojëra, ndërsa do të jetë e shtruar me një material të përshtatshëm për fëmijët, ndërsa hapësira tjetër është planifikuar të jetë për të gjitha moshat.
Të pranishmit shprehën shqetësimin për mirëmbajtjen e parkut në të ardhmen, pasi që siç u shprehën ata, shumica e hapësirave publike shkatërrohen brenda një kohe të shkurtër si pasojë e mospërkujdesjes. Njëkohësisht, ata kërkuan që këndi i lojërave të zhvendoset në një zonë më të thellë të parkut, në mënyrë që mos të jetë në afërsi të rrugës kryesore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht
Bajrami i reagon kryeministrit Kurti për Investimet e Huaja Direkte: Kjo ka ndodhur nga blerja e banesave nga mërgata
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit