Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, drejtori i Urbanizmit, Sami Zeka dhe ai i Infrastrukturës, Blerim Baruti, kanë pritur Agron Haxhiu, drejtor i Distriktit të KEDS-it në Mitrovicë dhe Muhedin Osmani, përgjegjës për rrjet, me të cilët kanë biseduar për projektin e vendosjes së trafo-stacioneve të reja në lokacione të ndryshme të Komunës ku tensioni i rrymës është i ulët.
Përfaqësues të KEDS-it, kërkuan nga Komuna e Mitrovicës, që të siguroj tokën për vendosjen e këtyre trafo-stacioneve , në të kundërtën siç thanë ata, ka mundësi që projekti në fjalë të realizohet në ndonjë komunë tjetër.
Kryetari Bahtiri, tha se duhet të shqyrtohet kjo mundësi, pasi që ka shumë kërkesa të qytetarëve për zgjidhjen e problemit të tensionit të ulët të rrymës. “Kemi ankesa nga ana e qytetarëve për tension të ulët të rrymës dhe kërkesa që të zgjidhet ky problem, por ne nuk kemi mundësi ta bëjmë një gjë të tillë. Dua të theksoj këtu se në fshatrat veriore, si në Gushafc dhe Vinarc, kemi edhe probleme me furnizim me ujë të pijes, për shkak se pompat nuk funksionojnë, nuk kanë fuqi të bartin ujin kur tensioni i rrymës është shumë i ulët”, tha Bahtiri.
Drejtues të KEDS-it, i thanë atij se fshati Gushafc do të jetë i pari në listë për këtë problem, e cila listë nga distrikti i Mitrovicës do të dërgohet në qendër. Megjithatë, sipas tyre, në veri pagesa e mjeteve për energji elektrike është shumë e ulët, vetëm deri në 40% dhe kjo paraqet problem në vete.
Duke u ndërlidhur me çështjen e vendosjes së trafo-stacioneve, drejtori i Urbanizimit, Sami Zeka, tha se, bazuar në një shkresë të ish kryeministrit, që KEDS-i të trajtohet njësoj si KEK-u, Komuna e Mitrovicës deri më tani ka bashkëpunuar me këtë kompani për vendosjen e t trafo-stacioneve në hapësira më të vogla. Mirëpo, sipas tij, kur është fjala për dhënie në shfrytëzim të tokës me hapësirë prej rreth 20 metra, që kërkohej për vendosjen e një trafo-stacioni, kjo duhet të bëhet përmes Kuvendit, sepse vetëm ai është kompetent për këtë.
Sidoqoftë, Komuna u shpreh e gatshme për identifikimin e pronave dhe më pas respektimin e procedurave për dhënien e tyre në shfrytëzim për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike.
Përfaqësuesit e KEDS-it në fund bënë të ditur se, nëse komuna nuk ka tokë që mund të ofroj për këtë qëllim, atëherë KEDS-i është i gatshëm të paguaj për tokë private. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht
Bajrami i reagon kryeministrit Kurti për Investimet e Huaja Direkte: Kjo ka ndodhur nga blerja e banesave nga mërgata
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit