LAJMI I FUNDIT:

Abrashi synon përmirësim të punësimit dhe gjendjes sociale

Abrashi synon përmirësim të punësimit dhe gjendjes sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi, takoi Ndihmës Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Thomas O. Melia, i cili vizitoi Kosovën gjatë vizitës në rajon. Ministri Abrashi e informoi Ndihmës Sekretarin O. Melia për përkushtimin e tij që ta përmirësojë gjendjen aktuale në fushën e punësimit dhe mirëqenies sociale.

Duke falënderuar ndihmës sekretarin O.Melia për vizitën që po i bënë Kosovës, dhe për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës, Ministri Abrashi shpalosi hapat e parë të programit të tij në fushën e çështjeve sociale, bashkëpunimin me organizata dhe donator ndërkombëtar, me partner social dhe civil.
Në synim të rezultateve konkrete, Ministri Abrashi ju referua një sërë veprimesh politike, ligjore, e financiare, që do t’i ndërmerr me qëllim që të përmirësojnë fushën e punësimit si dhe në përkrahjen e grupeve të cenuara sociale.

Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Thomas O. Melia, e uroi Ministrin Abrashi për emërimin e tij, dhe njëherësh e inkurajoj atë që të angazhohet në përpilimin e politikave të informuara dhe të qëndrueshme në mënyrë që të arrihen rezultatet që ministri Abrashi aspiron. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori