LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dëmton konkurrencën e fluturimeve

Maqedonia dëmton konkurrencën e fluturimeve

Qeveria e Maqedonisë është duke subvencionuar me 13 euro për udhëtarë, një kompani ajrore. Kjo gjë konsiderohet si konkurrencë jo ferr nga drejtues të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Por, nëse vërtetohet nga Komisioni Europian se subvencionimi është në suaza ligjore, drejtues të Aeroportit të Prishtinës, do të kërkojnë të njëjtën gjë edhe nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Maqedonisë ka kohë që është duke subvencionuar kompaninë me kosto të ulët “Wizz Air” me 13 euro për udhëtarë. Kompania ishte zgjedhur përmes një tenderi, por drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Haldun Firat Kokturk, konsideron se kjo gjë e dëmton konkurrencën ndërkombëtare.

“Kjo çështje tani është duke u analizuar nga Komisioni Europian për të parë nëse përkrahja qeveritare ndaj aeroportit ka bazë ligjore apo jo. Në bazë të vlerësimit të Komisionit Europian, ne jemi duke planifikuar për të kontaktuar me qeverinë e Kosovës. Nëse kjo konsiderohet si legjitime, ne do të presim që edhe qeveria e Kosovës të bëjë të njëjtën gjë”, thotë Kokturk.


Por, a beson Kokturk që qeveria e Kosovës do të jep kontribut të njëjtë sikur qeveria e Maqedonisë, nëse eventualisht Komisioni Europian konsideron se çdo gjë është ligjore për sa i përket çështjes së subvencionimit:

“Duam të besojmë, sepse kjo do të shkojë në përfitim të vet Kosovës. Nuk duhet të mendohet se të ardhurat nga aviacioni kanë të bëjnë vetëm me këtë sektor. Maqedonia është e fokusuar që në këtë mënyrë të gjallërojë turizmin. Nëse qeveria e Kosovës e bën të njëjtën gjë, mund të duket si humbje e vogël, por përfitimet janë të mëdha. Kurse ndihmat mund të jenë 3-4 milionë euro, ashtu siç bën qeveria e Maqedonisë”, tha ai

Kurse drejtori i Aviacionit Civil të Kosovës Dritan Gjonbalaj, për Radio Kosovën ka thënë se janë në pritje të sqarimeve nga Komisionit Europian (KE). “Ne nuk jemi në dijeni që këto hetime kanë përfunduar mirëpo kemi konfirmime nga KE që sapo të merret një vendim do të na informojnë”, theksoi Gjonbalaj.

Gjonbalaj thotë se në bazë të raportit të progresit për Maqedoninë, për vitet 2013 dhe 2014, edhe Komisioni Europian ka shprehur shqetësim për këto subvencione dhe se rasti është duke u hetuar nga shërbimet e Komisionit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

Ekonomi
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kalo në kategori