LAJMI I FUNDIT:

Mësimdhënësit nënshkruajnë kontratën e përhershme

Mësimdhënësit nënshkruajnë kontratën e përhershme

Është nënshkruar kontrata e përhershme në mes të mësimdhënësve dhe Drejtorive Komunale të Arsimit, e cila është edhe një nga kërkesat e kontratës kolektive për arsim. Në mënyrë simbolike sot kjo kontratë është nënshkruar nga katër komuna si: Prishtina, Gjakova, Podujeva dhe Kamenica derisa e njëjta do të nënshkruhet me të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se nënshkrimi i kësaj kontrate është hap shumë i rëndësishëm derisa shtoi se investimi në arsim pas shpalljes së pavarësisë është investimi më i mirë që mund t’i bëhet një vendi. “Sot po e bëjmë edhe një hap duke e promovuar një kontratë të përhershme model që ka qenë një nga kërkesat e kontratës kolektive në Sindikatën e Arsimit dhe ky momentum është shumë i rëndësishëm”, tha Bajrmai.

Ai theksoi se nënshkrimi i kësaj kontrate është vetëm një nga kërkesat e kontratës kolektive derisa ka shtuar se në të ardhmen do të punohet në plotësimin e të gjitha kërkesave që dalin nga kjo kontratë. “Jemi duke punuar me shumë sinqeritet për të plotësuar edhe kërkesat e tjera të mbetura të kontratës kolektive, lus Sindikatat dhe faktorët tjerë të kenë mirëkuptim, të jenë pjesë e dialogut social dhe të kuptojnë që gjërat lidhen me proces, është vullnet i plotë i kësaj qeverie që të punoj dhe të përkushtohet tërësisht në sektorin e edukimit jo vetëm në përmirësimin e pozitës materiale por edhe në përmirësimin e cilësive dhe kualitetit në edukim”, ka deklaruar Bajrami.


Kurse, në emër të mësimdhënësve, Eldita Mullahasani, mësimdhënëse nga Gjakova, e ka përshëndetur nënshkrimin e kësaj kontrate derisa ka thënë se e pati fatin ta nënshkruaj e para një kontratë të tillë. “Pata fatin dhe kënaqësinë, njëherit dhe privilegjin të jem njëra prej nënshkruesve të parë të kësaj kontrate kolektive. Kjo kontratë na bënë të ndjehemi sa të privilegjuar aq edhe të detyruar ndaj obligimeve tona duke shpresuar se do ta zbatojmë ashtu siç duhet dhe ashtu siç e kërkon detyra e mësimdhënësit”, ka theksuar ajo.

Mësimdhënësit në Kosovë deri më tani kanë pasur kontrata njëvjeçare të cilëve me ndërrimin e drejtorëve komunal të arsimit ka pas raste kur edhe u janë ndërprerë në fund të vitit.

Ndërkohë, nga ky vit të gjithë mësimdhënësit në arsimin parauniversitarë do ë ketë kontrata të përhershme të cilat mund të ndërpriten vetëm në rast të performancës së dobët në mësimdhënie. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

Ekonomi
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kalo në kategori