LAJMI I FUNDIT:

Kërcënojnë 92 punëtorët e Grandit me migrim

Kërcënojnë 92 punëtorët e Grandit me migrim

92 punëtorët e Hotel Grandit do të vazhdojnë punën me vetëfinancim, pas një diskutimi që u zhvillua në ambientet e këtij hoteli ndërmjet Autoriteteve të Likuidimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe përfaqësuesve të punëtorëve të Grandit.

Përfaqësuesit e punëtorëve thonë se kanë arritur këtë marrëveshje, por ka qenë e pamundur të kontaktohet AKP për të sqaruar nëse Autoritetet e Likuidimit kishin shkuar për të larguar punëtorët nga atje.

Mustafë Ahmeti, nga Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Hotel Grandit, ka kërkuar që të ju bëhen kontrata për shërbime dhe se punëtorët të mbeten në punë deri në shitjen e saj.


Ai thotë se do të bashkëpunojnë me autoritetet kompetente që 92 punëtorët të vazhdojnë punën, në të kundërtën Mustafa paralajmëron largim kolektiv nga Kosova. “Është unanim qëndrimi i të gjithë punëtorëve që të vazhdohet me punë, në të kundërtën punëtorët kanë marrë një qëndrim se do t’i ftojnë autobusët para Grandit dhe me familjet e tyre në mënyrë të organizuar do të fillojnë eksodin, le ta sheh krejt bota”, deklaron Ahmeti.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë, Jusuf Azemi, thotë se punëtorët do të vazhdojnë punën me vetëfinancim dhe nëse nuk ia dalin ka paralajmëruar ulje të pagave, por jo edhe largim të punëtorëve. “Ai thotë se na nuk kem ardh më i mbyllë zyrat dhe me largu askënd prej pune, për një kohë shumë të shkurt do të bëhen kontratat për të gjithë punëtorët. Kështu jemi marrë vesh”, thotë Azemi.

“Hotel Grand” është përfshirë në procesin e likuidimit dhe në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë të muajit gusht 2014, është vendosur që data e fillimit të procesit të likuidimit do të jetë data 2 shkurt 2015.

Me përfshirjen e ndërmarrjes në likuidim bëhet njoftimi për anulimin e të gjitha kontratave të punës ndërmjet ndërmarrjes dhe punonjësve që është procedurë ligjore sipas nenit 8 të Ligjit të AKP-së. Sipas Ligjit çështja e angazhimit të punëtorëve në këtë ndërmarrje tash është nën kompetenca të Autoritetit të Likuidimit të po kësaj ndërmarrje.

Edhe me kontratat e qirasë të shfrytëzuesve të ndryshëm në hapësirat e Grandit veprohet njëjtë dhe sipas Ligjit “që nga momenti i miratimit të Vendimit për Likuidim, shitja, zgjidhja, tjetërsimi, transferimi apo inicimi i qiradhënies së një prone të ndërmarrjes, në tërësi apo pjesërisht, përfshirë transferet për përmbushjen e obligimeve ekzistuese, apo krijimin e garancive apo interesave hipotekare kundrejt pronës së ndërmarrjes që nuk është iniciuar nga Autoriteti i Likuidimit ndalohet pa urdhër të Gjykatës.

Hoteli Grand ishte privatizuar me një çmim prej rreth 8 milionë eurosh, me zotimin se për dy vjet do të investoheshin rreth 20 milionë euro, si dhe do të punësoheshin mbi 400 punëtorë. Por, blerësi nuk kishte arritur që t’i përmbushte zotimet për investime e punësim dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe kishte vendosur që t’ia marrë aksionet blerësit të Hotelit Grand. Hoteli Grand ishte ndërtuar në vitin 1978 dhe në vitet ‘70 njihej si një nga hotelet më të mëdha në ish-Jugosllavi. “Grand Hotel”, përbëhet nga afërsisht 32.000 metra katrorë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

Ekonomi
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kalo në kategori