LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i SPEK-ut akuzohet për shpërdorim të qindra e mijëra eurove

Kryetari i SPEK-ut akuzohet për shpërdorim të qindra e mijëra eurove

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Energjetikës së Kosovës (SPEK), Izet Mustafa, ka bërë rrugë të gjatë për këta 4 vjet. Ai, me xhipin KIA “Sorento” të blerë me mjete të Sindikatës, ka harxhuar 21 mijë e 247 euro për derivate, shkruan sot Koha Ditore.

Kolegë të tij nga Shoqata Sindikale e termocentralit “Kosova B” thonë se Mustafa e ka personalizuar këtë xhip duke e regjistruar edhe në emër të tij, e jo të Sindikatës.

Sipas tyre, i vetmi që e ka ngarë këtë xhip është Izet Mustafa. Ky i fundit nuk ka treguar nëse e ka regjistruar në emër të tij xhipin e SPEK-ut, por ka thënë se vetura përdoret për aktivitetet e Kryesisë së SPEK-ut.


Sindikalistë të TC “Kosova B” e kanë akuzuar Izet Mustafën edhe për shpërdorim të mjeteve të SPEK-ut që, sipas tyre, janë qindra e mijëra euro. /Telegrafi/