LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Vuçiqi nuk kishte lidhje në ligjin për Trepçën

Mustafa: Vuçiqi nuk kishte lidhje në ligjin për Trepçën

Kryeministri i Kosovës , Isa Mustafa ka deklaruar se kryeministri serb Aleksander Vuçiqi dhe qeveria serbe nuk ka qenë e implikuar në projektligjin për ndërmarrjet publike dhe nuk është tërheqje për shkak të Vuçiqit por është tërheq në mënyrë që Trepça të mos shkojë në proces të falimentimit.

Ai tha se me këtë projektligj është arritur që disa ndërmarrje me interes të tërhiqen nga kompetencat e AKP-së.

“Në këto nene ka hapësirë për përmirësime dhe pajtohemi që komunat mos të kenë kompetencë për miratim sa i përket ndërmarrjeve publike por jemi të interesuar që pronat që janë nën autoritetin e AKP-së t’i shndërrojmë në prona publike për shkak se kemi investitor që janë këtu dhe duhet t’i krijojmë kushte nëpër komuna”, tha Mustafa.


Sa i përket Trepçës, Mustafa tha se ky projektligj nuk e pengon asgjë për shkak se në të thuhet se për Trepçën do të vendoset me një ligj të veçantë. /Telegrafi/