LAJMI I FUNDIT:

KEK: Nuk bëmë dallavere në tender, zgjodhëm ofertën më të lirë

KEK: Nuk bëmë dallavere në tender, zgjodhëm ofertën më të lirë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka reaguar pas raportimit në media rreth tenderit prej 6.3 milionë eurove. Zyrtarët e kësaj korporate nëpërmjet një sqarimi kanë thënë se KEK-u ka shpallur fitues ofertën e përgjegjshme me çmimin më të lirë.

Sqarimi i plotë i KEK-ut

Për hir te sqarimit te opinionit. KEK sh.a është i obliguar te reagoi në artikullin “ Dallavere në tenderin 6.3 milionësh të KEK-ut ” të publikuar sot në gazetën Koha Ditore dhe në disa portale mediale.


Në këtë rast për hir të së vërtetës duhet sqaruar prapë se , nuk ka asnjë konstatim nga cilido organ kompetent, provë apo indikacion të bazuar në fakte rreth çfarëdo lloj shkelje ligjore e aq me pak “dallavere” siç manipulon gazeta në artikullin në fjalë.

Edhe njëherë duhet potencuar se KEK ka shpallur fitues ofertën e përgjegjshme me çmim më të lirë. E vërteta është se eksperti shqyrtues ka rekomanduar rivlerësimin e lëndës, që sipas LPP nuk prejudikon asgjë rreth rregullshmërisë përderisa të mos përfundoi procesi. Pas marrjes së informatave zyrtare nga Doganat e Kosovës rreth aplikueshmërisë së ngarkesave doganore nga vendet e ndryshme të furnizimit me këtë produkt specifik sidomos atyre që janë anëtare të CEFTA-s, me qëllim të verifikimit të gjendjes, në mënyrë që të risigurohet zbatueshmëria procedurale dhe ligjore edhe KEK –u është pajtuar që lënda të rivlerësohet.

Për sa i përket furnizimit me derivate, KEK ka porositur dhe ka pranuar gjithmonë sipas kushteve të kontratës vetëm sasinë e cila nevojitet për proces teknologjik të prodhimit të Termocentraleve dhe vetëm brenda normave të lejuara të përmbajtjes energjetike dhe sulfurit sipas udhëzimit 07/2012 te MTI. Përndryshe kualiteti i dërgesave gjithmonë kontrollohet nga subjektet e autorizuara profesionale, për çka ekzistojnë dëshmi dhe fakte që nuk mund ti mohoj askush dhe që jemi të gatshëm ti prezantojmë në çfarëdo rasti që është e nevojshme.

Duke marr parasysh këto, si dhe deklarimet dhe insinuatat që nuk përmbajnë kurrfarë argumenti nga disa të vetëquajtur “njohës te lëmisë”, lë bazë për dyshime se tërë kjo “fushatë mediale” ka të vetmin qëllim që të ndikoi në mënyrë tendencioze dhe klandestine në vendimmarrje përderisa tenderi është në rivlerësim.

Duke marr parasysh këtë, presim nga gazeta të jap një sqarim publik rreth konkluzave të cekura, përndryshe KEK do të jetë i detyruar të filloi ndërmarrjen e veprimeve që të sfidojë këto të pavërteta përmes të gjitha rrugëve që ia lejon ligji. /Telegrafi/