LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje bllokon edhe sot hyrjen e ndërmarrjes ‘Pastrimi’

Vetëvendosje bllokon edhe sot hyrjen e ndërmarrjes ‘Pastrimi’

Asambleistë të Komunës së Prishtinës dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, sërish kanë bllokuar dyert e ndërmarrjes “Pastrimi” për të mos lejuar hyrjen e drejtorit Feim Salihu.

Kështu njoftoi një qytetar, i cili edhe ka dërguar fotografi në redaksi. Çështja ‘Salihu’ ka nisur të bëhet problematike ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, në momentin kur kryesues i bordit të drejtorëve në ndërmarrjen Publike ‘Pastrimi’, u zgjedh Bardhyl Noci. Ky i fundit kishte shkarkuar kryeshefin e kësaj ndërmarrje Feim Salihun, të cilit edhe i ishte bllokuar xhirollogaria.

Pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk kishte mundur që të votonte dhe miratonte vendimet e saj rreth ndërmarrjes “Pastrimi” në Kuvendin Komunalë javën e kaluar, tani për të dytën herë po mundohet që një gjë të tillë ta bëjë në rrugë./Kosovapress/Telegrafi/