LAJMI I FUNDIT:

Britania ka 2.68 milionë veta të papunë

Britania ka 2.68 milionë veta të papunë

Numri i qytetarëve britanikë të papunë ka arritur në muajin nëntor të vitit të kaluar në nivelin më të lartë historik në 17 vitet e fundit.

Shifrat janë bërë publike nga Zyra Kombëtare e Statistikave në Londër. Në nëntor, numri it ë papunëve ka arritur në 2.68 milionë, duke e çuar nivelin e papunësisë në 8.4 për qind, transmeton Telegrafi.

Sipas Zyrës së Statistikave, në muajin dhjetor është shënuar një rënie e personave që kërkojnë punë ndaj mendohet se edhe niveli i papunësisë mund të jetë ulur. /Telegrafi/