LAJMI I FUNDIT:

ATK-ja 24 orë inspektime për kuponë fiskal

ATK-ja 24 orë inspektime për kuponë fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në vazhdën e aktiviteteve shtesë që është duke zhvilluar sipas objektivave të përcaktuara për vitin 2015 dhe dokumenteve tjera strategjike, fokus të veçantë do të ketë edhe sensibilizimin e vazhdueshëm të tatimpaguesve për lëshimin e kuponëve fiskal si detyrim dhe kërkesë ligjor, thuhet në një njoftim.

Bazuar në legjislacionin tatimor, të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat pas çdo shitje konsumatorit duhet t’i jepet dëshmia për mallin apo shërbimin e blerë /paguar.

ATK njofton se në funksion të përmbushjes së këtij qëllimi, bazuar në kompetencat ligjore janë autorizuar aktivitete shtesë në të gjitha rastet ku identifikohen mos respektim i rregullave, të ndërmerren masat e përcaktuara ligjore, sa herë që një shkelje e tillë konstatohet nga zyrtari tatimor: kur tatimpaguesi nuk lëshon kupon fiskal aty ku është e instaluar Pajisja Elektronike Fiskale (PEF), apo kur tatimpaguesi nuk lëshon kupon tatimor apo faturë siç parashihen me legjislacionin tatimor në të gjitha rastet tjera kur ende nuk është i pajisur me Pajisje Elektronike Fiskale.


Këto aktivitete do të ndërmerren nga zyrtarët e autorizuar tatimor, 24 orë në ditë dhe 7 ditë të javës.

“ATK, ju inkurajon që t’i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor. Po ashtu, inkurajojmë konsumatorët që të kërkojnë kuponin fiskal në momentin që pranojnë mallra apo shërbime”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Telegrafi/