LAJMI I FUNDIT:

Agron Mustafa zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së

Agron Mustafa zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së

Bordi i Drejtorëve i PTK-së në mbledhjen e mbajtur sot, unanimisht ka vendosur që për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së të zgjidhet Agron Mustafa.

Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent të udhëhequr nga Bordi i Drejtorëve të PTK-së dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike.

“Fillimisht Bordi i Drejtorëve i PTK Sh.a. ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e Kryshefit Ekzekutiv është z.Agron Mustafa”.


Bordi i Drejtorëve i PTK Sh.a i uron punë të mbarë në pozitën e tij të re z.Agron Mustafa.

Mustafa ka qenë drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku gjatë kohës së tij, aeroporti ka pasur zhvillime të mëdha pozitive. /Telegrafi/