LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e konfiskuar rrit për 246 mijë euro buxhetin e Kosovës

Pasuria e konfiskuar rrit për 246 mijë euro buxhetin e Kosovës

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar (AAPSK), ka bërë transferimin e mjeteve financiare nga llogaria e depozitave nga sekuestrimet në llogarinë kryesore të buxhetit të Republikës së Kosovës.

Shuma e përgjithshme e të hyrave të konfiskuara, të cilat duhet të transferohen në llogarinë kryesore të buxhetit është 246,071.56 euro.

AAPSK falënderon gjykatat, prokuroritë, Doganën, AUV dhe Policinë e Kosovës, për kontributin e dhënë dhe bashkëpunimin që kanë ofruar në këtë aktivitet. /Telegrafi/