LAJMI I FUNDIT:

UBT marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin për Teknologji dhe Ekonomi të Budapestit

UBT marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin për Teknologji dhe Ekonomi të Budapestit

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka qëndruar në Budapest të Hungarisë. Me këtë rast ai ka vizituar Universitetin për Teknologji dhe Ekonomi. Ai ka diskutuar me Rektorin e këtij universiteti, Gábor Péceli, për një varg çështjesh me interes për të dyja palët. Gjithashtu, ai ka prezantuar punën që bëhet në UBT, ndërsa ka folur me theks të veçantë për bashkëpunimet ndërkombëtare, fushë në të cilën UBT është institucion prijatar jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe në rajon dhe më gjerë.

Me këtë rast, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes UBT-së dhe Universitetit për Teknologji dhe Ekonomi të Budapestit, që përfshin një varg fushash me interes si për studentët ashtu edhe për stafin pedagogjik të të dy universiteteve.

Universiteti për Teknologji dhe Ekonomi i Budapestit është i themeluar në vitin 1782 dhe është një ndër universitetet më të mëdha e më të njohura në Hungari. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Albafone: Internet 3GB për vetëm 1 EUR në 35 vende të Evropës

Albafone: Internet 3GB për vetëm 1 EUR në 35 vende të Evropës

albafoneal
Mos lejoni që shtatori të fillojë pa këtë dhuratë të veçantë për fëmijën tuaj

Mos lejoni që shtatori të fillojë pa këtë dhuratë të veçantë për fëmijën tuaj

Vitorja
Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Creative Hub Kosovo
Kalo në kategori