LAJMI I FUNDIT:

AAK e LDK përplasen për minierën e Drazhnjës

AAK e LDK përplasen për minierën e Drazhnjës

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj – Bujupi ka akuzuar Kryeministrin Isa Mustafa se bashkëpunëtorët e afërt të tij nga LDK-ja, e kanë keqpërdorur minierën e Drazhnjës.

Sipas saj, kryeministri e dinë shumë mirë kush janë ata dhe kjo është e ndaluar me ligj.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër deputeti Ismet Beqiri i cili ka thënë se deputetja Kadaj – Bujupi është duke shpifur.


Njëjtë ka reaguar edhe deputeti po nga LDK-ja Nuredin Ibishi, i cili i tha deputetes Kadaj Bujupi, që të flet me emra nëse ka ndonjë argument. /Telegrafi/