LAJMI I FUNDIT:

SHBA model për tatimi e lojërave të fatit në Kosovë

SHBA model për  tatimi e lojërave të fatit në Kosovë

Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, sot kanë nënshkruar marrëveshjen FATCA, (Foreign Acount Tax Compliance Act – Ligji për Pajtueshmërinë mbi Tatimin e Llogarive të Jashtme të SHBA-Së).

Ministri i Financave Avdullah Hoti, tha se kjo marrëveshje ka vlerësuar se nënshkrimi i kësaj Marrëveshje që Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar sot me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka për qëllim lehtësimin dhe implementimin e Ligjit për Pajtueshmërinë mbi Tatimin e Llogarive të Jashtme të SHBA-së, e cila synon luftimin e evazionit fiskal përtej SHBA-ve.

Ai gjithashtu u shpreh se kjo marrëveshje i obligon institucionet financiare raportuese në Republikës së Kosovës për mbledhjen e informacioneve të përcaktuara në marrëveshje në lidhje me të gjitha subjektet e raportimit të SHBA-së dhe shkëmbimin ndërshtetëror.


Ndërsa Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson u shpreh se nënshkrimi i sotëm i kësaj marrëveshjeje shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e vendeve tona që të punojnë bashkërisht në luftimin e evazionit fiskal “tej oqeanik”, nga ana e shtetasve apo banorëve të Shteteve të Bashkuara, një synim nga i cili përfitojnë të dyja vendet tona. /Telegrafi/