LAJMI I FUNDIT:

AKP-ja pa përgjigje për 15 prona të interesit publik në Podujevë

AKP-ja pa përgjigje për 15 prona të interesit publik në Podujevë

Komunarët e Podujevës ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Agjencia Kosovare e Privatizimit e as nga Qeveria e Kosovës rreth 15 pronave shoqërore që i kishte shpallur me interes publik nga viti 2013. Njërën prej këtyre pronave në vitin 2014, AKP-ja e kishte hedhur në valën e privatizimit. Por, shitja e saj kishte dështuar për shkak të disa problemeve që kishin dalë rreth pronësisë së saj.

“Nuk kemi përgjigje nga asnjëra (AKP e Qeveria e Kosovës)”, ka thënë drejtori i Pronës, Kadastrës e Gjeodezisë, Abaz Llugaliu.

“Oborri i kooperativës bujqësore ‘Përparimi’ në Podujevë ka dalë në privatizim, por nuk është shitur, ka dështuar. Lokalet afariste (shitoret) të NSH ‘Llapi’ (Gërmisë) janë shitur pa tokë (pasi toka ku janë të vendosura këto objekte afariste në elaboratin kadastral evidencohet si pronë komunale”.


Komuna kishte paraparë realizimin e disa projekteve në këto prona. Drejtori, Llugaliu, thotë se asgjë nuk kanë ndryshuar sa u përket projekteve të parapara. /Koha/Telegrafi/