LAJMI I FUNDIT:

Kosova do të bëhet me fond për investime në ndërmarrje

Kosova do të bëhet me fond për investime në ndërmarrje

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku pati një takim me përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Anton Kobakov.

Në takim ministri Çollaku vlerësoi ndihmën e BERZH-it sidomos në përkrhajen e sektorit privat por edhe atij publik.

Ndwrkaq Kobakov e informoi ministrin mbi Strategjinë për Kosovën të BERZH-it dhe palët u pajtuan se orientimet strategjike që dalin nga kjo strategji janë në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës.


Lidhur me këtë, ai përmendi projektet në sektorin publik dhe atë privat që është duke i implementuar BERZH-i, siç janë projektet për rehabilitimin e infrastrukturës hekurudhore dhe asaj rrugore, transportin publik urban, themelimin e fondit për investim në ndërmarrje, për gratë në biznes, sektorin e bujqësise si dhe projektet për energjinë efikase.

Të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të gjejnë mënyra të reja për bashkëpunim në përkrahje të zhvillimit ekonomik të vendit. /Telegrafi/