LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita Botërore e Efiçiencës së Energjisë

Shënohet Dita Botërore e Efiçiencës së Energjisë

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Agjensionin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë, projektin e UNDP-së “Përkrahje për Zhvillim me Emetim të Ulët” dhe GIZ, organizon aktivitetin me qëllim të shënimit të 5 marsit, ‘Ditës Botërore për Efiçiencë të Energjisë’, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’.

I pranishëm në këtë ngjarje do të jetë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përmes këtij aktiviteti synohet të ngritet vetëdijesimi i qytetarëve inkurajimi i tyre në aplikimin e masave për efiçiencën e energjisë (EE).


Me këtë rast qytetarët do të mund të njoftohen për efiçencën e energjisë, përmes ‘Eco-Trailer’, financuar nga GIZ GmbH , do të shpërndahet broshura me informata për EE, poçave efiçient ekonomik për qytetarët e interesuar.

Ndihmës në këtë proces do të jenë Klubi i Gjelbër nga ‘Shkolla e Gjelbër’, në Prishtinë. /Telegrafi/