LAJMI I FUNDIT:

Bordet “hanë” buxhetin e shtetit

Bordet “hanë” buxhetin e shtetit

Mungesa e një ligji për përcaktimin e pagave të zyrtarëve të lartë po ua “trashin” çdo ditë e më shumë kuletat udhëheqësve të Ndërmarrjeve Publike (NP), por edhe drejtuesve të Agjencive të Pavarura, të cilët po përfitojnë paga të mëdha, shkaku i mungesës së harmonizimit.

Për më tepër, dallim i madh vërehet edhe nga njëri institucion i pavarur tek tjetri, shkruan Zëri.

Drejtuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe të disa institucioneve të tjera, që vlerësohen se kanë veprimtari më specifike, përfitojnë paga shumëfish më të larta sesa drejtuesit e lartë të institucioneve shtetërore.


Vendimet e Qeverisë për kompensimin financiar të NP-ve flasin për shuma të mëdha parash në raport me të ardhurat e udhëheqësve të institucioneve të tjera. /Telegrafi/