LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e ZAP-it duan auditor të ri me qasje të re

Zyrtarët e ZAP-it duan auditor të ri me qasje të re

Procesi i përzgjedhjes së Auditorit të Përgjithshëm pritet të nisë së shpejti përmes shpalljes së një konkursi publik për këtë pozitë, e cila që nga shtatori i vitit që shkoi po ushtrohet jashtëligjshëm nga i vetemëruari u.d. i Auditorit të Përgjithshëm, Artan Venhari, shkruan sot Koha Ditore.

Kurse punonjësit në këtë institucion duan auditor të ri me një qasje krejtësisht ndryshe nga menaxhmenti i deritashëm.

Arbër Vllahiu, zëdhënës i Presidencës së Kosovës, ka thënë se procesi i përzgjedhjes së Auditorit të Përgjithshëm është proces gjithëpërfshirës dhe njëkohësisht një proces që ndërtohet mbi kritere të theksuara të kredibilitetit dhe të besueshmërisë. Sipas tij, ky institucion po ashtu kërkon njerëz të përgatitur, me integritet dhe besueshmëri për të kryer një prej detyrave më të rëndësishme.


Lidhur me këtë ka njoftuar se presidentja Jahjaga ka takuar edhe delegacionin e Sindikatës së Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP), që ka paraqitur edhe idetë për kriteret për konkursin për Auditor të Përgjithshëm. /KohaDitore/Telegrafi/