LAJMI I FUNDIT:

Euro në nivelin më të ulët që prej 11 vjetësh

Euro në nivelin më të ulët që prej 11 vjetësh

Euro regjistroi sot nivelin më të ulët duke arritur nën pragun e 1,10 dollarëve për herë të parë në 11 vjet e gjysmë, si pasojë e një njoftimi për blerje të mundshme të aktiveve nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).

Euro arriti në 1,0988 dollarë, niveli më i ulët që prej fillimit të muajit shtator 2003 duke u vendosur menjëherë në rreth 1,10 dollarë.

Euro vlerësohej rreth 1,12 dollarë në fillim të javës.


“Euro udhëtoi në malet ruse me konferencën e Mario Draghit, presidenti i BQE-së”, theksoi Christopher Vecchio, analist i DailyFX. /Telegrafi/