LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për kurdisjen e tenderit 6 milionësh

Dyshime për kurdisjen e tenderit 6 milionësh

Kompanitë që kanë qenë në garë për tenderin gjashtë milionësh për furnizim me rreth 1000 kilometra gypa të ujësjellësit të shpallur nga “Community Develompment Inciative” (CDI), e cila ka fituar tenderin nga Qeveria zvicerane për menaxhimin e një granti prej 13.9 milionë franga zvicerane, po dyshojnë se tenderi në fjalë iu dha konsorciumit “K-ing&Xërxa”, edhe pse, sipas tyre, në këtë tender ka pasur kompani që kanë ofruar çmim më të lirë se kjo.

Në bazë të procesverbalit të hapjes së ofertave që e ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se disa kompani kanë ofruar çmim më të lirë se kompania fituese, por Autoriteti Kontraktues, por edhe ekspertët e Organit Shqyrtues të Prokurimit kanë konstatuar se kompanitë e tilla kanë qenë të papërgjegjshme, pasi që, sipas tyre, asnjëra prej tyre nuk ka dorëzuar dokumentacion e kompletuar ashtu siç parashihet me ligj, shkruan Zëri.

Më 9 dhjetor të vitit që lamë pas, CDI-ja e kishte shpallur kompaninë “K-Ing&Xërxa” si fituese e tenderit. /Telegrafi/