LAJMI I FUNDIT:

Krijohen grupet punuese për tregun e përbashkët të energjisë

Krijohen grupet punuese për tregun e përbashkët të energjisë

Pas themelimit të tregut të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë për energjinë elektrike, për të ndihmuar punën e Komitetit Drejtues janë themeluar edhe grupet punuese. Në fazën fillestare të punës, janë themeluar grupi punues për çështje ligjore, grupi punues për çështje teknike dhe grupi punues për çështje komerciale, të cilat do të përbëhen nga ekspertë të ndryshëm të të dyja shteteve.

Grupi punues për çështje ligjore/rregullative përbëhet nga përfaqësuesi i MZHE-së, Sabit Gashi, bashkë-kryesues, përfaqësuesi nga MEI –Enea Karakaci, bashkë-kryesuese, përfaqësuesi nga ERE –Agim Nashi, anëtar, përfaqësuesi nga ZRRE , anëtar, përfaqësuesi nga KOSTT- Resmije Ahma, anëtare dhe përfaqësuesi nga OST –Ilda Neziri, anëtare.

Ndërsa, grupi punues për çështje teknike/operative përbëhet nga përfaqësuesi i KOSTT-it, Kadri Kadriu, bashkë-kryesues, përfaqësuesi nga OST – Luan Aranitasi, bashkë-kryesues; përfaqësuesi nga ZRRE- Rifat Blakaj, anëtar, përfaqësuesi nga ERE – Agim Nashi, anëtar; përfaqësuesi nga MZHE – Skender Xani, anëtar dhe përfaqësues nga MEI– Agim Bregasi, anëtar.


Kurse, grupi punues për çështje komerciale përbëhet nga përfaqësuesi nga ERE -Agim Nashi, bashkë-kryesues; përfaqësuesi nga ZRRE , bashkë-kryesues; përfaqësuesi nga KOSTT- Skender Gjonbalaj, anëtar; përfaqësuesi i OST – Ana Moisiu, anëtare; përfaqësuesi nga MZHE – Luan Morina, anëtar; përfaqësuesi nga MEI – Edmont Gjokutaj, anëtar.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, vendimet e Komitetit Drejtues merren me konsensus të përgjithshëm të anëtarëve me të drejtë vote. Ndërsa, nëse konsensusi nuk mund të arrihet, atëherë bashkë-kryesuesit kërkojnë pajtueshmëri për hedhjen e çështjes në votim, për të cilën do të vendoset në bazë të shumicës së thjeshtë të anëtarëve të pranishëm me të drejtë vote.

Gjithashtu, nevojitet pjesëmarrja e së paku dy të tretave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve me të drejtë vote në mbledhjen e Komitetit Drejtues në mënyrë që vendimmarrja të jetë e vlefshme. /Telegrafi/