LAJMI I FUNDIT:

ASK: Sasia e rrymës së konsumuar u rrit për 5.3%

ASK: Sasia e rrymës së konsumuar u rrit për 5.3%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin e Energjisë “ për tremujorin e fundit tw vitit 2014.

Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat për prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, për importin dhe eksportin e energjisë, si dhe për importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2014, prodhimi i thëngjillit është 2,054.7 mijë tonë, kurse sasia bruto e energjisë elektrike e prodhuar në termocentrale është 1,332.5 GWh dhe në hidrocentrale është 46.5 GWh”, thekson publikimi i ASK-së.


Në këtë tremujor, Kosova ka importuar 259.7 GWh energji elektrike dhe ka eksportuar 68.8 GWh energji elektrike.

“Sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 1,020.6 GWh. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 4 2013), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 5.3 për qind”. /Telegrafi/