LAJMI I FUNDIT:

“Magjja” e dobët e Shpendit

“Magjja” e dobët e Shpendit

Pasi ka shkëputur kontratën me kompaninë “Beni Dona”, e cila ka furnizuar me ushqim çerdhet publike, Komuna që drejtohet nga Shpend Ahmeti, vetë po i furnizon me ushqim të vegjlit e kryeqytetit.

Pavarësisht ankesave nga disa prindër se fëmijëve nuk po u servohet ushqim kualitativ, drejtuesit e Komunës pretendojnë se gjatë kësaj kohe ka shumë përmirësime në kualitetin e ushqimit.

”Më herët pas dreke fëmijëve u është servuar rovani, popkek, krem-banane. E tash pas dreke u servojmë fruta si: banane, mollë, kivi, portokall dhe jogurt me fruta mali”, kanë sqaruar drejtuesit e Komunës.


Këta të fundit nuk ia kanë ofruar gazetës menynë javore që janë duke aplikuar aktualisht, por menynë javore që do të aplikohet nga mesi i këtij muaji në çerdhet e Prishtinës.

“Nuk mund të japim informatë të saktë se çka ka pasur në shujtën që ka ofruar “Beni Dona”, sepse me kontratë është parashikuar ushqim tjetër, ndërsa është servuar diçka tjetër. Me herët çdo dite fëmijëve iu është servuar virshlle, pashteta “Argeta”, sallam, të cilat janë jo të shëndetshme. Nga shkurti kemi filluar me reduktim gradual. Një herë në javë servojmë mish të kuq, mish të pulës të bardhë, dhe mish peshku (tuna), si dhe kemi shtuar sasinë e perimeve. Kemi filluar me ndryshim gradual të menysë në mënyrë që fëmijët ngadalë të adaptohen me ndryshimet”, ka thënë për gazetën “Zëri”, Fitore Pacolli, shefe e kabinetit të kryetarit, Shpend Ahmeti. /Telegrafi/