LAJMI I FUNDIT:

Ukraina merr këstin e parë nga FMN-ja

Ukraina merr këstin e parë nga FMN-ja

Ukraina ka marrë këstin e parë të ndihmës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 5 miliardë dollarësh.

Ministria e Financave ka thënë se 2.2 miliardë dollarë do të shkojnë në llogarinë e qeverisë, ndërsa pjesën tjetër do ta marrë banka qendrore për të stabilizuar monedhën kombëtare hryvnya.

Kësti në fjalë është pjesë e paketës së ndihmës në vlerë prej 17.5 miliardë dollarësh, që FMN-ja do t’i ndajë Ukrainës brenda katër vjetësh.


Ekonomia e Ukrainës është goditur rëndë nga lufta në lindje të vendit, e cila ka mbyllur industritë dhe ka ndërprerë tregtinë me Rusinë. /Telegrafi/