LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore konfirmon mbështetjen për KEK-un

Banka Botërore konfirmon mbështetjen për KEK-un

Një delegacion i larte i Bankës Botërore i udhëhequr nga Laura Tuck, Zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, më 12 mars 2015, vizitoi KEK-un.

Me ketë rast delegacioni vizitoi Termocentralin “Kosova A”, termocentralin Kosova B, ish deponin e hirit dhe zonën e ish- Gasifikimit.

Gjate kësaj vizite, delegacioni u prit dhe u shoqërua nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj si dhe menaxhmenti i KEK-ut. Delegacioni i Bankës Botërore u informua nga Gjukaj me gjendjen, rezultatet e arritura dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u.


“Ne mbesim të përkushtuar në punën tonë dhe në ngritjen e nivelit të sigurisë. Pas tronditjes së pësuar me 6 qershor, të përcjell me humbjen e dy të punëtorëve të devotshëm të korporatës, kemi arritur që të ndërmarrim te gjitha veprimet për kthim në afat më të shpejt të mundshëm të prodhimit të qëndrueshëm sipas bilancit energjetik. Pas aksidentit te datës 06 qershor 2014, përkundër gjitha sfidave, te gjitha veprimet e ndërlidhura me remontin e njësive ne Termocentralin Kosova A tashme kane përfunduar. Ne këtë vije njësia A4 pas një periudhe disa mujore te riparimit, tashme është ne fazën e testimeve te fundit te lëshuarjes në punë”.

Delegacioni u informua edhe në lidhje me investimet te bëra në projektet ambientale te finalizuar ne fillim te këtij viti siç është ndërrimi i elektro-filtrave të njësive të Termocentralit “Kosova A”, transporti hidraulik i hirit, rehabilitimi kodrave te hirit dhe eliminimin materieve te rrezikshme ne zonën e ish Gasifikimit.

Te gjitha këto projekte u realizuan me mjetet vetanake të KEK-ut, donacionet e Bankës Botërore dhe te Mbretërisë Holandeze. Ne lidhje me ketë Gjukaj falënderoi Bankën Botërore dhe Qeverinë Holandeze për përkrahje te vazhdueshme.

Zëvendëspresidentja e Bankës Botërore, Tuck u nda mjaftë e kënaqur për punën të cilën po e bën menaxhmenti i KEK-ut. /Telegrafi/