LAJMI I FUNDIT:

Buxhetet e komunave veriore, peng i Asociacionit

Buxhetet e komunave veriore, peng i Asociacionit

Përfaqësuesit lokalë të katër komunave veriore të populluara me shumicë serbe janë duke përgatitur terrenin që krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe t’ua përshtatin kërkesave të tyre.

Peng i këtij Asociacioni ka mbetur edhe miratimi i buxheteve komunale në Leposaviq, Zubin- Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

Ata kanë kërkuar që arsimi dhe shëndetësia të mos futen në buxhetin e Kosovës, pasi insistojnë që këta sektorë të mbesin nën sistemin e Serbisë. Këtë çështje synojnë ta rregullojnë përmes Asociacionit të Komunave Serbe, shkruan Koha Ditore.


Agim Hasani, zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal në Leposaviq, i ka thënë gazetës se mosmiratimi i buxhetit ka ardhur për shkak se veriorët kanë refuzuar ta fusin arsimin dhe shëndetësinë në kuadër të buxhetit të Kosovës. /Telegrafi/