LAJMI I FUNDIT:

Raiffeisen Leasing ofron blerjen e banesave pa hipotekë deri në 20 vite te Pozhegu Brothers

Raiffeisen Leasing ofron blerjen e banesave pa hipotekë deri në 20 vite te Pozhegu Brothers

Për hir të transparencës dhe korrektësisë në punë, kompania Pozhegu Brothers njofton publikun e gjerë se kontrata e bashkëpunimit ndërmjet Pozhegu Brothers dhe Raiffeisen Leasing, produktit Real Estate Leasing pa hipotek me financim deri në 20 vite është në funksion për të gjithë të interesuarit për blerje të banesave nga Pozhegu Brothers.

Të interesuarit duhet që të plotësojnë kushtet e nevojshme si p.sh Të kenë kontratë pune së paku 6 muaj, të kenë të ardhura të mjaftueshme që të mbulon këstin mujor të financimit dhe të plotësoj nevojat themelore për jetë normale të familjes, të ardhurat nga rroga të jenë të evidentuera përmes qarkullimit bankar. images_raiffeisen

Përparësi e Raiffeisen Leasing është që klientet e interesuar nuk kanë nevojë që të kenë hipotekë shtesë në mënyrë që të mbulojnë financimin e blerjes së patundshmërisë. Kjo është një lehtësi meqenëse shumë nga familjet e reja në Kosovë nuk kanë bagazh të patundshmërive në mënyrë që të sigurohet një kredi klasike e cila praktikohet në bankat e vendit. Leasingu e mundëson këtë në bashkëpunim me partnerin e saj Pozhegu Brothers që banesën e cila është subjekt i kontratës të lihet hipotekë deri sa të kryhen pagesat e obligimit të financimit bankar të Raiffeisen Leasing. pozhegu


Shumë vite të bashkëpunimit ndërmjet Pozhegu Brothers dhe Raiffeisen Leasing kanë mundësuar që shumë qytetarë të vendit dhe diasporës t’ju mundësohet që të kenë kulm mbi kokë duke ju mundësuar lehtësim në financimin e blerjes.

Raiffeisen Leasing është një faktor i rëndësishëm në rolin e saj që luan ndërmjet qytetarit dhe kompanisë Pozhegu Brothers me qenë se procesi i blerjes kalon përmes një procesi të sigurt juridik, Pozhegu Brothers garanton ndërtim të qëndrueshëm, kualitet në shërbim edhe pas blerjes së patundshmërive. Pozhegu Brothers jep garancion teknik 2 vjeçar si dhe ofron mirëmbajtje të hapësirave të përbashkëta duke mbajtur përgjegjësi në shërbim kualitativ afatgjat. /Telegrafi/