LAJMI I FUNDIT:

Sot Studentët protestë para Qeverisë për çmimet e biletave

Sot Studentët protestë para Qeverisë për çmimet e biletave

Një grup studentësh ka paralajmëruar për nesër një protestë para ndërtesës së Qeverisë, për të ngritur një shqetësim.

Atyre po ju duken të shtrenjta çmimet e biletave të autobusëve në destinacionin që lidh kryeqytetin me qytetet në perëndim të Kosovës. E për këtë kanë vendosur që të ankohen te ekzekutivi i vendit.

“Ju njoftojmë se të enjten në ora 14:00, do të realizohet një protestë nga studentët, si ngritje e shqetësimit të përbashkët lidhur me çmimet e larta të biletës së autobusëve, linjat rrugore që kanë për destinacion Prishtinën, apo që nisen nga kjo e fundit në komunat si: Pejë, Gjakovë, Burim, Klinë dhe Deçan”, thuhet në njoftimin për media të këtyre studentëve. /Telegrafi/