LAJMI I FUNDIT:

ASK: Çmimi i ndërtimeve i pandryshuar

ASK: Çmimi i ndërtimeve i pandryshuar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e kostos së ndërtimit“ për tremujorin e katërt 2014. Sipas këtij raporti, Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit (IKN) në Kosovë është i pandryshuar në tremujorin e katërt të vitit 2014, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014.

Mirëpo, përkundër mosndryshimit të këtij indeksi, në Kosovë u vërejtën ngritje të çmimeve të kategorive, si: energjia 14.1 për qind (ngritja e çmimeve të energjisë dhe aplikimi i tarifave dimërore) me një ndikim prej 0.2 për qind; makineria 1.4 për qind, me një ndikim prej 0.1 për qind; dhe, pagat për 0.2 për qind pa ndonjë ndikim në IKN.

“Ngritja e këtyre çmimeve u neutralizua me rënien e çmimeve të materialeve ndërtimore për -0.5 për qind me një ndikim prej – 0.3 për qind në IKN”, është thënë në publikimin e ASK-së.


Edhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak – çereku i fundit të vitit 2013, ky indeks po ashtu është e pandryshuar, pavarësisht nga ndryshimi i çmimeve te disa kategori. /Telegrafi/