LAJMI I FUNDIT:

Ukraina nuk do të blej më gaz nga Rusia

Ministri i energjisë së Ukrainës, Volodymyr Demchyshyn, deklaroi mbrëmë në Kiev se Ukrainës më nuk i duhet gazi nga Rusia, meqë “thjeshtë më nuk do të blejë”.

Tensionet për një kohë të gjatë ndërmjet fqinjëve lidhur me furnizimin me gaz, janë përkeqësuar pas përmbysjes së presidentit, Viktor Yanukovich, i cili pat refuzuar një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian, dhe krijoi lidhje më të afërta me Rusinë.

Para dy ditësh ministri Demchyshyn tha se beson se Rusia duhet t’i zvogëloj dukshëm çmimet, për shkak se rritja e importeve nga BE-ja në Ukrainë, e kanë reduktuar varshmërinë e saj ndaj gazit rus.


Aktualisht, Ukraina e paguan çmimin prej 329 dollarë për 1000 metra kub gaz, ndërsa Rusia synon çmimin prej 348 dollarësh prej 1 prillit. Ministri Demchyshyn thotë se çmimi i arsyeshëm do të ishte ndërmjet 240 – 250 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Kalo në kategori