LAJMI I FUNDIT:

Punëtorëve shëndetësorë do t’iu paguhet përvoja me 0.5 për qind

Punëtorëve shëndetësorë do t’iu paguhet përvoja me 0.5 për qind

Punëtorëve shëndetësorë të Kosovës tashmë do t’iu paguhet përvoja e tyre me 0.5 për qind për çdo vit të punës që ata kanë pasur.

Kjo pasi që Ministria e Shëndetësisë dhe Federata e Sindikatave të martën kanë nënshkruar Kontratën Kolektive Sektoriale.

Për këtë kontratë të nënshkruar nga ministri Imet Rrahmani dhe nga kryesindikalisti Blerim Syla u tha se përveç beneficioneve, do të dalin edhe përgjegjësi të cilat duhet të respektohen nga punonjësit shëndetësor.


Ministri Rrahmani, pasi nënshkroi kontratën tha se kjo është kontratë e nënshkruar në vazhdën e bashkëpunimeve që po bëhen me institucione dhe mekanizma të ndryshëm shëndetësor, dhe pas negociatave të shumta është arritur deri të nënshkrimi i saj.

“Kemi arritur marrëveshje që të nënshkruajmë kontratë kolektive sektoriale për disa që plotëson marrëveshjet e mëhershme. Jemi dakorduar që përvoja të paguhet ashtu siç është paraparë me 0.5 për qind çdo vit. Besoj që qeveria e Kosovës është duke i bërë përgatitjet dhe shumë shpejtë punëtorët shëndetësorë të përfitojnë nga kjo”, ka thënë Rrahmani.

Sipas tij, për çështjet të tjera që tashmë nuk janë arritur të kompensohen punëtorët shëndetësorë, siç është rrezikshmëria dhe ndërlikueshmëria e punës, do të punohen në hartimin e udhëzimeve administrative, duke thënë se do të nxirret më së largu në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.

Ndërsa Syla tha të jetë i kënaqur me nënshkrimin e kësaj kontrate e të cilën kjo sindikatë ka kohë që e kishte kërkuar, për çka edhe kishte protestuar.

Syla ka thënë se përveç kësaj kontrate është arritur edhe marrëveshja për punën e përbashkët të kësaj sindikate me MSH lidhur me kontributin që kjo sindikatë do ta jap në udhëzimet administrative që pritet të nxirren në atë ardhmen. /kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Kalo në kategori