LAJMI I FUNDIT:

Media mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik

Media mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik

Nëpërmjet raportimit të medieve mund të ndikohet zhvillimi ekonomik lokal e po ashtu e dhe ai qendrorë. Njoftimi i fermerëve dhe personave të tjerë për fondet që ofron Komisioni Evropoian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare nëpërmjet medieve ka rëndësi thelbësore për tua rritur qëllime të caktuar dhe të planifikuara.

Për të ngritur raportimin për ekonomi të medieve Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA), ka organizuar një Semidnar më 27-dhe 28 mars në Mavrovë të Maqedonisë me gazetarët e sektorit të ekonomisë nga Kosovës.

Kryesuesi i Bordit të ARDA-s, Imri Ahmeti, ka thënë se misioni i këtij asociacioni është zhvillimi rajonal ekonomik i komunave si dhe aplikimi në projekte të përbashkëta në të gjitha grandet. “Ideja është që nëpërmjet këtij asociacioni komunat bashkërisht t’i targetojnë zhvillimet e përbashkëta të infrastrukturës dhe zhvillimet e tjera të cilat do të kishin ndikim në zhvillimin rajonal të komunave siç janë: bujqësia, projektet kapitale të kanalizimit dhe infrastrukturës rrugore dhe projekte të tjera që janë interes apo treg i përbashkët i komunave”, ka thënë Ahmeti.


ARDA financohet nga Komisioni Evropian (KE) me 95 për qind të buxhetit, ndërsa 5 për qind financohet nga komunat. “Nëpërmjet këtij asociacioni komunat mund të përfitojnë shumë. Kujtoj se nëpërmjet ARDA-s mund të gjeni mundësi të reja për aplikim në fondet dhe grande të caktuara dhe në të njëjtën kohë mund t’i koordinoni veprimet e përbashkëta si komuna për të nxjerrë këto grande”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, secila komunë ka obligime të jetë e përkushtuar për informim të publikut për të aplikuar për fonde, qoftë nga organizatat ndërkombëtare apo vendore. “Ne si Komunë e Lipjanit kemi bërë vizita të shumta në terren nëpërmjet departamenteve përkatëse në mënyrë që t’i informojmë dhe ndihmojmë qytetarët të aplikojnë në këto grande. Ne mbajmë takime një herë në të tre muaj. Megjithatë, produktiviteti dhe efikasiteti i punës së ARDA-s nuk do të thotë se mund të matet me faktin e aplikimit, sepse kjo do të duhej të matet me faktin e përfitimit të grandeve”, është shprehur Ahmeti.

Ndërkaq, duke folur rreth shumës prej 90 milionë eurosh të parapara për Kosovën, për vitin 2014-2020 si fonde të KE-së, Ahmeti ka bërë me dije se tash është koha kur komunat po përgatiten për të aplikuar për këto grande. Në të njëjtën kohë, sipas Ahmetit, po mbahen konferencat e donatorëve në të cilat komunat do t’i shpalosin vizionin dhe idetë për projektet, të cilat janë me interes për komunat e tyre.

Agon Sinanaj, gazetarë i ekonomisë në Revistën “Ekonomia”, thotë se ndikimi i medias ka rëndësi të veçantë me raportime dhe plasim të lajmeve që kjo mund të ndikoi edhe në zhvillim të vendit.
“Mediat kanë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, se si çështja e raportimit edhe pasimit të lajmeve në ndikimin që kanë me pasur ato më vonë në zhvillimin ekonomik për shkak se informimi i drejtë në faktorë targeton lexuesit bizneset dhe shumë akterë të tjerë të cilët janë të përfshirë në zhvillimin ekonomisë. Si konkluzë e kësaj punëtorie që e ka organizuar ADRA dhe Komisioni Evropian si konkluzë ke që plasim i lajmeve më shumë të ekonomisë nëpër media kish me pasur impaktin e vet në zhvillimin ekonomik për siç e dimë ndoshta edhe për shkak të situatës politike në Kosovë ekonomia ka qenë një sektorë më i margjinalizum nëse e shohim në raport me politikën edhe sektorë të tjerë”, tha Sinanaj.

Visar Krasniqi, gazetar i ekonomisë në RTK, thotë se media është mekanizëm i vetëm i informimit të qytetarëve. “Dihet që misioni i medias në raportim në zhvillim ekonomik është shumë i madh për arsyen se media është mekanizimi i vetëm i informimit të qytetarëve për çka do të që ndodh në ekonomi, në politikë, në gjëra të tjera”, thekson Krasniqi.

Ndërkaq, Salih Salihu, zëdhënës i ARDA-së, ka thënë se ky organizim është bërë me qëllim të bashkëpunimit mes ARDA dhe mediave e që sipas tij kjo do të ndikoj në bashkëpunime të më tejshme. “Qëllimi i këtij organizimi nga ana e ARDA-së është që të vendos urat e bashkëpunimit me mediat në këtë rast mediave në nivelin kombëtar dhe me një objektiv të përbashkët që të gjejmë format e bashkëpunimit“, tha Salihu.

Ndryshe, Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA), është një rrjet për zbatimin e politikave të Kosovës dhe BE-së. ARDA është organizatë e pavarur, joqeveritare, e themeluar në janar të viti 2013 nga pesë Agjencitë e Zhvillimit Rajonal (Veri, Lindje, Perëndim, Jug dhe Qendër) në Kosovë. /Telegrafi/