LAJMI I FUNDIT:

​Me protestë kërkojnë implementimin e marrëveshjes kolektive

​Me protestë kërkojnë implementimin e marrëveshjes kolektive

Punëtorët teknikë të disa shkollave fillore dhe të gjitha qendrave të mjekësisë familjare, do të protestojnë sot për një orë.

Në një njoftim të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës bëhet e ditur se punëtorët teknikë të shkollave të kryeqytetit si “Pjetër Bogdani” ,” Asim Vokshi”, “Ismail Qemali”, ” Dardania”, “Gjergj Fishta” si dhe në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare të Prishtinës do të protestojnë nga ora 10 deri në orën 11 .

Sipas njoftimit kërkesat e tyre janë implementimi i marrëveshjes kolektive dhe ndalimit të presionit të kompanisë “MSS” ndaj punëtorëve teknikë. /Telegrafi/