LAJMI I FUNDIT:

Beteja politike për Termokosin

Beteja politike për Termokosin

Nisi me emërim polik të Bordit për të vazhduar përplasje partiake se kujt do t’i takojnë Aksionarët e Bordeve të Ndërmarrjeve Publike. Kështu ka filluar procesi i zgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes komunale “Termokos”.

Konkursi për kryeshef është shpallur më 5 nëntor 2014 dhe ka qenë i hapur deri më 4 dhjetor. Për kaq kohë konkursi nuk është finalizuar ende, ngase dy anëtarë të Bordit, nuk po marrin pjesë në mbledhje dhe në mungesë të kuorumit ka stagnuar procesi.

Bordi i Drejtorëve në muajin dhjetor në listën e ngushtë ka përfshirë gjashtë kandidatë, të njëjtit i ka intervistuar, shkruan Zëri.


Aksionarët vinin nga LVV e PDK, po ashtu edhe Bordi ishte emëruar politik, ku kishte rezultuar me dy pjesëtarë të LVV-së, dhe dy tjerë nga kampi i PDK-së, por që këta të fundit nuk janë anëtarë të PDK-së. /Telegrafi/