LAJMI I FUNDIT:

“MEKA”, ka fituar çmimin ndërkombëtar për cilësi dhe menaxhment

“MEKA”, ka fituar çmimin  ndërkombëtar për cilësi dhe menaxhment

Prodhuesi i industrisë së mishrave “MEKA”, ka fituar çmimin e lartë ndërkombëtar për cilësi dhe Menaxhment nga Business Initiative Directions (BID) me seli në Madrid të Spanjës. Çmimi “Trofeu i Artë” për cilësi të produkteve dhe menaxhmentit të kompanisë “MEKA” Centyry International Quality ERA dhe është marrë në Gjenevë të Zvicrës.

Ky është çmimi i parë ndërkombëtar i ndarë për prodhuesin kosovar “Trofeu i Artë” për Kualitet dhe Menaxhment.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se ky çmim ka rëndësi të madhe jo vetëm për prodhuesin “MEKA”, por edhe për të gjitha prodhuesit e Kosovës.


“Ky çmim tregon se cilësia dhe siguria e prodhimeve kosovare është e lartë dhe konsumatorët jo vetëm të vendit por edhe të huajt pa hezitim ti konsumojnë prodhimet vendore. Ky trofe është i vetmi në Kosovë”, tha Shahini.

Ndërkaq, Burim Piraj, pronar i industrisë së mishrave “MEKA”, tha se “Trofeun e Artë”, e kanë pranuar me 22 mars, në Gjenevë të Zvicrës. “Ky trofe botërore është dhënë për cilësinë e produkteve dhe të menaxhmentit dhe ishte një ditë e veçantë dhe e cila begatoi punën mbi njëzetë vjeçare të industrisë”, tha Piraj.

Ramiz Kelmendi, pronar i “Elkos Group” dhe deputetë i Kuvendit, vlerësoi lartë cilësinë e prodhimeve të industrisë MEKA, për kualitetin e së cilës më së miri flet trofeu botëror.

Selatin Kaçaniku, kryetar i Konsumatorit, tha se ndihet i kënaqur që Meka ka marr trofeun ndërkombëtar të cilësisë së lartë dhe i cili është një çmim burimor dhe origjinal. “Marrja e këtij çmimi duhet të shërbej edhe për prodhuesit e Kosovës që të angazhohen për cilësi dhe marrje të shpërblimit”, tha Kaçaniku. /Telegrafi/