LAJMI I FUNDIT:

Arsimtarët në grevë më 20 prill

Arsimtarët në grevë më 20 prill

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës të Kosovës (SBASHK), në një konferencë për media kanë njoftuar se më 20 prill do të hyjnë në grevë të përgjithshme i gjithë arsimi Parauniversitar dhe universitar.

Ky vendim ka ardhur pasi që sipas drejtuesve të SBASHK-ut nuk po implementohet 0.5 për qind i Kontratës Kolektive që është premtuar nga Qeveria se do të hyjë në funksion nga muaji mars.

Po ashtu nga SBASHK-u bëhet e ditur se ditët e humbura të mësimit nuk do të kompensohen. /Telegrafi/